Kurti bashkë më tre ministra të tij mbledhin kryetarët e komunave

E publikuar: 09/01/2023 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të takojë kryetarët e komunave të Kosovës,.

Në ftesë thuhet se përveç Kurtit, të pranishëm në këtë takim, që do të zgjas më shumë se tre orë, do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati nga ministria e Financave, Artane Rizvanolli e Ekonomisë dhe Elbert Krasniqi nga Pushteti Lokal.

Gjatë këtij takimi do të shqyrtohen temat si buxheti për këtë vit dhe investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike.

“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, kemi nderin të ju ftojmë në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, si dhe Ministren e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, me ç’rast do të diskutohen temat, si më poshtë:
1 Buxheti për Komunat për vitin 2023;
2 Investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike;
3 Të ndryshme”, thuhet në ftesën e Qeverisë.

Takimin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,Sazan Ibrahimi.

Njoftimi i plotë:

AGJENDA
Datë: 10.01.2023
Vendi: Hotel Grand Prishtina, Salla Kongresi
Bashkangjitur me Ftesën gjeni edhe Agjendën e takimit.
Të nderuar/a,
09.30 – 10.00
10:00 – 10:20 10:20 – 10:30
10:30 – 10:40 10:40 – 10:50
12:30