Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi

E publikuar: 17/08/2022 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti evropian së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

“Gati për takimet” , ka shkruar Bajrami në fotografitë me shefin e qeverisë.

Kryeministri Kurti do të takohet sot në ora 17:00 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërkaq nesër, Kurti do të takohet me presidentin serb Vuçiq në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ky takim do të ndërmjetësohet nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Emisari për dialogun Miroslav Lajçak.