Kurti akuzon sindikatat: U rrahët gjatë procesit të privatizimit, bëtë memorandume me PAN-in

E publikuar: 13/12/2021 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, tha se ka sindikalistë që në fushatë zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunim me PAN-in.Madje tha se ka pasur sindikalistë që janë rrahur përgjatë procesit të privatizimit, raporton Ekonomia Online.

“Si subjekt socialdemokrat kemi qene afër sindikatave, por as dikur as sot krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë. Në njërën anë kemi pas sindikalistë të cilët përgjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht edhe në kohën e privatizimit të Aeroportit të Prishtinës”.

“Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojt ndërmarrjet, vendet e punës, i kanë mbrojt punëtorët dhe për atë gjë janë rrahur nga grupe të caktuara që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv, këto po që janë elemente fashiste sepse rrahja e sindikalistëve është dukuri fashiste që nuk ka ndodh veç te na.

Në anën tjetër kemi sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha ai.