Kurteshi: Nga lëvizja do të largohen ata që s’janë të gatshëm të përballen me konkurrencën

E publikuar: 14/01/2018 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, Këshilli i Qendrës së Prishtinës po mban mbledhje.

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se Këshilli do t’i kryejë procedurat e tij në mënyrë që edhe Prishtina të bëhet gati për zgjedhjet e brendshme.

Kurteshi ka thënë se procesi i brendshëm zgjedhor është i rregullt.

Ka përmendur të gjitha procedurat që Këshilli i përgjithshëm i ka bërë për zgjedhjen e kryetarit.

Ka thënë se të drejtën për kryetar e ka shfrytëzuar vetëm deputeti Albin Kurti, për të cilin tha se “është model për gjithë Lëvizjen”.

Ka folur edhe për platformën e prezantuar nga Kurti, ndërsa ka thënë se asaj duhet t’i përmbahen të gjithë aktivistët e deputetët.

Ka treguar se për Kurtin mund të votojnë për, kundër ose të abstenojnë.

Pas numërimit të votave, nëse kandidati, në këtë rast Albin Kurti nuk arrin të marrë mbi 50 për qind të votave, atëherë procesi duhet të përsëritet i tëri.

“Lëvizja Vetëvendosje e do Kosovën shtet ligjor, Lëvizja do që askush të mos jetë mbi ligjin, e as në Lëvizje askush s’duhet të jetë mbi statutin”, tha ai.

Ka folur edhe për mosmarrëveshjet e fundit brenda lëvizjes, për të cilat tha se do të tejkalohen ose nga Lëvizja do të largohen vetëm ata që nuk janë të gatshëm të përballen me konkurrencën që parashihet me statutin e Lëvizjes./koha.net/