Kur serbi provon të kundërshtojë Njësinë Speciale, pamjet tregojnë shumëçka brenda sallës (Video)

E publikuar: 29/03/2018 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën e kësaj jave Policia e Kosovës ndërmori një aksion për arrestimin e drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, të cilët u futën ilegalisht në territor të Kosovës.

Policia arriti që të arrestojë Gjuriqin përderisa po zhvillonin një takim me serbët e tjerë në veri të Kosovës si dhe përfaqësues të Serbisë, lidhur me zhvillimet në Kosovë si dhe dialogun në mes dy vendeve.

Është pikërisht Ministria e Punëve të Jashtme që kisthe refuzuar kërkesën e Gjuriqit dhe disa ministrave të tjerë.

Ndërkohë pas arrstimit të Gjuriqit në Veri ai u soll në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë duke u përcjell më pas nën masa të shtuara të policisë për në Merdare për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe, shkruan Indeksonline.

Në kohën kur Gjuriqi u arrestua, shumë prej serbëve u munduan ta kundërshtonin këtë gjë. Në një moment kur pjesëtarë të Njësive Speciale të Kosovës po kërkonin Selakoviq në sallën ku po mbanin fjalime, vërehet se si njëri prej serbëve kundërshtonte hyrjen e policisë në sallë përderisa shumë të tjerë qëndronin kokulur. Ndryshe pjesëtarët e policisë shihen të vepronin në mënyrë shumë korrekte me secilin person që gjendej brenda sallës.

Selakoviq pak para se të arrestohej Gjuriqi po mbante një fjalim ku po u premtonte serbëve se nuk do të heqë dorë prej tyre.

Më poshtë shihni disa pamje nga një kënd tjetër i sallës, të papublikuara më parë: