“Kur Rama erdhi në pushtet dhashë dorëheqjen”, Beci tregon bisedën me kreun e qeverisë në 2013

E publikuar: 14/05/2023 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Partisë Socialiste në Bashkinë Shkodër, Benet Beci, ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story kohën kur dorëzoi dorëheqjen dhe kryeministri Rama i kërkoi të bashkëpunojë.

Ai tha se ka pasur konsensus të heshtur që të qendrojë dhe se kishte rëndësi në investimet e të majtës dhe djathtës.

“Unë kam dorëzuar simbolikisht dorëheqjen në atë kohë dhe Rama më kërkoi të bashkëpunonim, kishim projekte shumë të mira në vazhdim nga donatorët dhe ka qenë një nga ofertat e tij për të vazhduar. Ka pasur një konsensus të heshtur që të qëndroja dhe kam qenë njeri i cili në të gjitha investimet e mëtejshme, isha një balancë e rëndësishme e shpërndarjes së investimeve të të majtës dhe të djathtës.”- tha Beci.