Kur ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? Flet ministri Tahiri

E publikuar: 04/04/2018 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur për aktakuzat e Gjykatës Speciale.
Tahiri ka thënë gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se është në kontakt të vazhdueshëm me Gjykatën, dhe me kryetaren e saj.

Por, Tahiri ka thënë se ministria që e drejton nuk ka “kurrfarë informacione” për aktakuzat dhe se kur do të ngrihen aktakuzat e para.

“Mund të fillojnë kurdo”, është shprehur ai, duke thënë se Gjykata Speciale tashmë është e funksionalizuar.

Sipas Tahirit, kjo gjykatë është e padrejtë, dhe se për Kosovën do të jetë tronditje shkuarja e cilitdo qytetari për t’u gjykuar në Hagë.

Megjithatë, Tahiri ka thënë se Kosova do të pastrohet si shtet nga kjo gjykatë. Por, “nuk do të jetë proces i lehtë”, ka paralajmëruar ai. /Express/