Kur mund ta merrni dozën e tretë të vaksinës, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

E publikuar: 28/12/2021 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën mbrëma Ministria e Shëndetësisë mori një vendim të ri, atë për shkurtimin e periudhës për marrjen e dozës përforcuese.

Tani, çdo qytetarë mund të imunizohet me dozën përforcuese pas tre muajve të marrjes të dozës së dytë të kurës anti-COVID.

Derisa një vendim i tillë ka bërë që të rritet interesimi në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.Edhe Ministria e Shëndetësisë po iu gëzohet shifrave sa i përket administrimit të dozës përforcuese dhe atë të tretë, derisa presin më shumë muajin në vijim.

Ata qytetarë të cilët janë injektuar me dy vaksina, nuk e patën telashe ta bëjnë edhe kësaj radhe.

Deri më tani ekipet e vaksinimit kudo në vend kanë arritur të administrojnë mbi një milion e 600 mijë vaksina.