Kupa e Konfederatave, FIFA prezanton topin “Krasava”

E publikuar: 12/11/2016 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka prezantuar topin që do të përdoret në Kupën e Konfederatave të vitit 2018 në një ceremoni të zhvilluar në Moskë.

Topi i krijuar nga kompania Adidas, sponsor i FIFA-s, është pagëzuar me emrin “Krasava” dhe në dizenjon e tij spikat ngjyra e kuqe dhe ajo e zezë të krijuara në një formë që përfaqëson Rubinin rus, i përkufizuar nga FIFA si guri i çmuar metaforik i lojës së futbollit.

Struktura e “Krasava”-s është e njëjta si ajo e topit të përdorur gjatë fazës kualifikuese dhe asaj finale të Europianit të Francës, por sipas Adidas ka pasur edhe inovacione.

Gjatë muajve të verës, topi “Krasava” do t’i nënshtrohet një sërë testeve të cilat do të kryhen nga skuadrat kampione të 6 kontinenteve; Australia, Kili, Meksika, Zelanda e Re, Portugalia, kampionia e Afrikës si dhe Gjermania, kampionia e botës në fuqi.

Rusia, si vendi organizator i kupës së Konfederatave do ta testojë “Krasava”-n në ndeshjen miqësore që do të luajë në Grozni ndaj Rumanisë në 15 nëntor.