Kujdes nga paratë false, dy raste brenda ditës në Prishtinë

E publikuar: 22/06/2018 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Në njërin rast, një punëtore në një bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një shumë të hollash ku gjatë kontrollimit të monedhave janë vërejtur se tri monedha nga 50 € dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar.

Edhe në rastin e dytë, një punëtore në një bankë ka raportuar se tre të dyshuar kanë deponuar tri kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë (3 x 100 €) 300 euro.

Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar. Policia po merret me të dyja rastet./Indeksonline/