Kryeziu: Lajçak nuk ofroi modele të asociacioneve, por 15 modele të rregullimit të të drejtave të minoriteteve

E publikuar: 10/03/2023 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak ka ndarë me qeverinë 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, por jo të asociacioneve.

Ai ka deklarua se Qeveria do t’i analizojmë veçoritë dhe karakteristikat si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve, raporton transmetuesi publik.

Sipas Kryeziut, nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele.

Ai ka thënë por disa nga ato, ato të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës, do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve edhe në Kosovë, me pajtueshmërinë e Kosovës.

“Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes.”

Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur se i ka dhuruar kryeministrit Kurtit 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin.

“Asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”.