Kryetari i Istogut Haki Rugova nuk i përgjigjet ftesës së Gjykatës, shtyhet seanca ndaj tij

E publikuar: 21/05/2018 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjykatën Themelore të Pejës është shtyrë seanca ndaj kryetarit të Istogut Haki Rugova për datë të pa caktuar, raporton KTV .

Shtyrja u bë, pasi që në Gjykatë nuk është paraqitur i akuzuari Rugova. Kjo është hera e dytë që kryetari i Istogut nuk paraqitet në seancën e shqyrtimit fillestar.

Herën e kaluar Rugova përmes një shkrese dërguar Gjykatës mos prezencën në Gjykatë e kishte arsyetuar me mungesë te avokatit. Kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj ka thënë se është njoftuar se ftesa për seance i është dërguar kryetarit por që nuk ka marrë njoftim me shkrim. Në rast se vërtetohet se ftesa i është dorëzuar me kohë atëherë Lokaj ka thënë se do ta urdhërojë policinë që Rugovën ta shoqërojnë me polici në Gjykatë.