Kryetari i Gjilanit, deputeti Aliu dhe drejtori i Kadastrës ndalohen në hyrje të Serbisë

E publikuar: 27/02/2023 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë.

Ata ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Arlind Manxhuka nga Zyra për Media e VV-së.

Nuk dihet arsyeja e ndalimit të tyre.