Kryesuesi i Vendvotimit Asiston Kundërligjshëm Votuesin

E publikuar: 04/12/2016 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo


Kryesuesi i vendvotimit në Polluzhë e ka ndihmuar një qytetar të votojë. Ky lloj i asistimit bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në qendrën e votimit 0318E në Polluzhë, kryesuesi i vendvotimit i ka ofruar asistencë një të moshuari për votim.

Ky lloj i asistimit bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Neni 89 paragrafi 5 i këtij Ligji e ndalon rreptësisht asistimin e votuesve nga vëzhguesit e certifikuar të zgjedhjeve.

Për më tepër vëzhguesit e KALLXO.com raportojnë se ky asistim nuk është regjistruar siç kërkohet më Ligj.