Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

E publikuar: 29/06/2021 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot nga ora 16:00, ku do të ketë disa pika të rendit të ditës.

Një prej tyre është edhe caktimi i seancës plenare.

Njoftimi:

Mbledhja e Kryesisë

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

5. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.