Kryeministri Trudeau vishet me fustan

E publikuar: 07/08/2017 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri kanadez Justin Trudeau u ka rrëmbyer zemrën të gjithëve. Ai në çdo kohë di të jetë shumë i buzëqeshur, një politikan që transmeton vetëm dashamirësi.

Edhe këtë herë ai ka ditur të jetë një zotëri i vërtetë, një mikpritës.

Kanadaja mirëpret qytetarët skocezë që festojnë në mënyrë  shumë tradicionale dhe mënyra më e mirë që Trudeau ka zgjedhur për të qenë mikpritës dhe shumë origjinal është veshja tradicionale e Skocisë e njohur ndryshe si kilt.

Siç dhe mund ta shihni nga fotot ai duket shumë i lezetshëm.
Dhe me të vërtetë në këtë mënyrë përfshihesh edhe më shumë në festën e skocezëve.
Ai është mes njerëzve që feston dhe bën foto me ta.

Trudeau në fakt ka treguar se ka një zemër të madhe duke qenë mikpritës me emigrantët.

E për me tepër është shumë joshës, ai ka rrëmbyer tashmë zemrën e kancelares Merkel, të Ivanka Trump dhe jo vetëm.

TEMAT: