Kryeministri shfrytëzon pauzën para Rita Orës, për t’iu drejtuar qytetarëve

E publikuar: 17/02/2018 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar pauzën mes përformancës hapëse të Ledri Vulës që sapo përfundoi së kënduari duke i prirë Rita Orës në koncertin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që të dalë në skenë për t’iu drejtuar qytetarëve të shumtë që kanë dalë në tri sheshet për të festuar.

Ai nuk ka thënë asgjë më shumë sesa “urime Kosovë” dhe ka paralajmëruar se Rita Ora do të dalë për të kënduar, gjë që dihet tashmë e disa ditë.