“Mund të blej rolex, por i ndihmoj të varfrit në Shqipëri”

E publikuar: 30/05/2017 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgim Mavraj ka marrë vëmendjen e gazetës së njohur gjermane “Bild”, e cila i ka kushtuar një artikull mbrojtësit të kombëtares shqiptare.
Mërgim Mavraj, për dallim nga kolegët e tij futbollistë, nuk zgjedhë që të bëjë pushime luksoze në komplekset më të shtrenjta të botës: ai ndihmon të varfrit.

Në një intervistë me “Bild”, Mavraj ka thënë se ka zgjedhur të ndihmojë familjet në nevojë, edhe pse mund të blejë orë të shtrenjtë apo të ndërtojë shtëpi për vete.

“Po ju japë një shembull të thjeshtë: Unë mund të blej një Rolex në Gjermani ose të ndërtojë një shtëpi për vete në Shqipëri. Këto gjëra nuk kanë rëndësi për mua personalisht. Por tani unë kam mundësi të bëjë para të mira përmes futbollit. Përveç kësaj, unë kam njohur njerëz të rëndësishëm dhe me ndikim. Unë dua që ta përdor këtë rrjet [rrjet të bamirësisë në Shqipëri v.j], ta përdorë siç është më së miri dhe të bëjë mirë”, deklaroi Mavraj për “Bild”.Mavraj ka thënë se është pjesë e një organizate humanitare, e cila ndihmon familjet në nevojë, ndihmon fëmijët të arsimohen dhe po ashtu edhe të moshuarit në nevojat e tyre.

“Për dy vite, unë kam qenë kontribuues i një organizate humanitare që punon për nevojtarët e të gjitha llojeve. Ne u mundësojmë fëmijëve të kenë një arsimim të mirë, organizojmë mësues që të shkojmë në shkolla në fshatra, kujdesemi për të moshuarit, njerëzit e sëmurë, i ndihmojmë me strehim”, deklaroi futbollisti shqiptar.

I pyetur se si e kalon pjesën tjetër të pushimit, Mavraj tregon se kalon kohë edhe në Kosovë. “Unë jam ende në shtëpinë time pranë Frankfurtit, pastaj i bashkohem ekipit kombëtar dhe pastaj shkojë tek nëna ime në Kosovë”, u shpreh Mavraj.