Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, Abdulhamid Alkhalifa

09.06.2022 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, Abdulhamid Alkhalifa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, z.Abdulhamid Alkhalifa.Në takim u bisedua për reperkusionet ekonomike që po pësojnë vendet dhe popujt si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Kryeministri Kurti theksoi masat e menjëhershme që ka ndërmarrë qeveria për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë dhe për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve. Ndërkohë që po punojmë për reformat strukturale afatgjata, të nevojshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm, shtoi ai.Kryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin e përgjithshëm të OFID në Kosovë dhe në veçanti për përkrahjen në promovimin e reformave afatgjata dhe financimin e politikave për zhvillim edhe nëpërmjet një marrëveshjeje që u nënshkrua sot me Ministrinë e Financave, Transfereve dhe Punës.

Marrëveshja mbështetë prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik. Marrëveshja me OPEC vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme.

Drejtori Alkhalifa vlerësoi partneritetin me Qeverinë e Kosovës dhe theksoi se programi synon të mbështesë rimëkëmbjen pas pandemisë, zhvillimin e sektorit privat, si dhe promovimin e tranzicionit në një ekonomi të gjelbër e në përputhje me objektivat e zhvillimit afatgjatë të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të OFID, Fuad Albassam dhe Fatma Elzahra Elshati, menaxhere e operacioneve të sektorit publik në OFID.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje