Kryeministri Kurti priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi

16.04.2021 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeministri Kurti priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Ambasadorja Jusufi e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe fitoren e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe përcolli urimet e qeverisë së saj për të dhe popullin e Kosovës për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces.

Maqedonia e Veriut është një shtet fqinj mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, tha kryeministri Kurti. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rrafshin politik, tregtar dhe ekonomik janë në shërbim të të dy vendeve, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin dhe zgjerimin e tyre.

Andaj në shërbim të saj, u dakordua për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive, ku edhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosnett: Mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është që të punoni për të ardhmen, Amerika do t’ju qëndrojë krah

Kosnett: Mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është që të punoni për të ardhmen, Amerika do t’ju qëndrojë krah

Presidentja Osmani: Në momentet më të vështira familja Biden ka qenë zëri i popullit tonë

Presidentja Osmani: Në momentet më të vështira familja Biden ka qenë zëri i popullit tonë

Vdes gjinekologia Mevlyde Iljazi

Vdes gjinekologia Mevlyde Iljazi

Gjendje alarmuese në KOSTT shkaku i “spastrimeve dhe linçimeve”, paralajmërohet protestë

Gjendje alarmuese në KOSTT shkaku i “spastrimeve dhe linçimeve”, paralajmërohet protestë

Kurti përgjigjet me “JO”, pasi pyetet se a do ta shkarkojë Gërvallën

Kurti përgjigjet me “JO”, pasi pyetet se a do ta shkarkojë Gërvallën

Albin Kurti: ‘Ballkani i Hapur’ për autokracinë dhe ndikimin rus e kinez

Albin Kurti: ‘Ballkani i Hapur’ për autokracinë dhe ndikimin rus e kinez

U raportua se do të shkarkohet, flet Donika Gërvalla

U raportua se do të shkarkohet, flet Donika Gërvalla

Zjarret në Suharekë, Muharremaj kërkon ndihmë

Zjarret në Suharekë, Muharremaj kërkon ndihmë

Vuçiq: “Ballkani i hapur” është një hap historik për rajonin

Vuçiq: “Ballkani i hapur” është një hap historik për rajonin

100 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

100 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

18 kandidatët e zyrtarizuar nga AAK-ja

18 kandidatët e zyrtarizuar nga AAK-ja

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në vend?

Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në vend?

Riatdhesimi i 19 personave nga Siria/ Kreu i antiterrorit jep detaje për operacionin tjetër: 30 të tjerë ndodhen në kampin famëkeq, nuk janë bashkëpunues

Riatdhesimi i 19 personave nga Siria/ Kreu i antiterrorit jep detaje për operacionin tjetër: 30 të tjerë ndodhen në kampin famëkeq, nuk janë bashkëpunues

Bëhet thirrje që buxheti të orientohet kah sektori privat, Qeveria mund t’i arrijë planet e veta

Bëhet thirrje që buxheti të orientohet kah sektori privat, Qeveria mund t’i arrijë planet e veta

Rrahje masive në Obiliq – gjashtë të arrestuar, njëri dërgohet në QKUK

Rrahje masive në Obiliq – gjashtë të arrestuar, njëri dërgohet në QKUK