Kryeministri kanadez i kërkon falje Papa Françeskut, ja pse

E publikuar: 30/05/2017 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i ka kërkuar falje Papa Françeskut për rolin e Kishës Katolike në një sistem shkollor kanadez ku fëmijët indigjene janë abuzuar për dekada të tëra.
Kryeministri u takua me Papën në Vatikan të hënën, si pjesë e udhëtimit të tij në Itali për takimin e G7-ës.

Shkollat me konvikte u hapën pas 1880-ës dhe morën me forcë fëmijët nga familjet e tyre për t’i asimiluar në shoqërinë kryesore kanadeze.

“Unë i thashë Papës se sa e rëndësishme është për kanadezët që të ecin përpara në pajtimin me popujt indigjenë aktualë”, deklaroi lideri kanadez.

“Unë i kërkova falje” – theksoi Trudeau para gazetarëve pas takimit me papën.

Ai bëri të ditur gjithashtu se kishte ftuar Papën në Kanada.