Kryeministri Hoti sot pasdite mban konferencë për media

E publikuar: 12/07/2020 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Avdullah Hoti sot do të mbajë konferencë për media.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, konferenca do të mbahet në orën 16:00 në oborrin e qeverisë.

Ndërkaq nuk dihet arsyeja e mbajtjes së kësaj konference. Në bazë të deklaratave të fundit të kryeministrit Hoti, konferenca mund të jetë lidhur me masat e reja ndaj COVID-19 dhe mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme