Kryeministri Haradinaj: Vetëm të bashkuar i tejkaluam situatat pas tërmetit

E publikuar: 04/12/2019 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së dekorartave nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Haradinaj ka thënë se festa e 28 nëntorit na erdhi e ftohtë dhe na pështjelli me tragjedi, sepse u përballem me forcën e natyrës që na morri shumë jetë.

“Në ditët më të vështira na erdhën në ndihmë fqinjët e parë por edhe shumë miq tjerë anë e kënd botës, e kjo është dëshmi që jemi të rreshtuar në rrugën e duhur, me paqen dhe humanizmin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se duke qenë solidar me viktimat e tërmetit që goditi disa zona rreth Durrësit, u mobilizuam si kurrë më parë, dhe të bashkuar ia dolëm ta tejkalojmë situatën e rëndë.