Kryeministri grek: Jemi në fillimin e fundit të pandemisë

04.03.2021 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeministri grek: Jemi në fillimin e fundit të pandemisë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis përmes një deklarate iu referua murit të imunitetit që po ndërtohet kundër koronavirusit të ri me anë të procesit të vaksinimit duke theksuar se kjo ishte veçanërisht e rëndësishme për të lënë pas këtë aventurë.

“Po filloj me lajmet e mira: vaksinat po provojnë të jenë të sigurta dhe efektive. Në vendin tonë, procesi po vazhdon në një mënyrë të organizuar dhe më të shpejtë se në shumicën e vendeve europiane. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë bashkëqytetarë tanë u besojnë atyre”, shtoi Mitsotakis.
Sot ne do të tejkalojmë numrin simbolik të 1 000 000 dozave, që do të thotë se me kalimin e çdo jave, ne jemi duke ndërtuar murin e imunitetit që do të na lejojë të lëmë pas këtë kalvar. Në fakt, nga prilli, do të kemi shumë më tepër doza. Ndërsa moti përmirësohet, ai do të bëhet aleati ynë”, shtoi ai.

“Covid-19, si të gjitha viruset e frymëmarrjes, ka një sezonalitet të fortë. Tani, lajmi shqetësues është ai mbi mutacionet , dhe veçanërisht ai britanik, i cili tani është mbizotërues në vendin tonë, i cili është shumë ngjitës. Kjo është arsyeja pse, kohët e fundit, ne po dëshmojmë një rritje të rasteve dhe në sistemin shëndetësor kombëtar. Në Atikë, ku kemi problemin më të madh kemi marrë masa shtrënguese dhe kjo e bën paraprakisht situatën të kontrollueshme, me gjithë vështirësitë”, theksoi kryeministri grek.

”Ne të gjithë duam që sektori i shitjes me pakicë dhe shkollat të rihapen. Por, kjo do të varet nga sa të qëndrueshëm do të jemi. Veshja e maskës dhe shmangia e kontaktit dhe lëvizjes mbeten armët tona, derisa mburoja e vaksinave të mbulojë të gjithë vendin. Ne duhet ta ndiejmë këtë thellë brenda nesh dhe t’i shërbejmë”, theksoi ai./Express/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së