Kryeministri francez Valls garon për president të vendit

E publikuar: 05/12/2016 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeminsitri i Francës, Manuel Valls, pritet që të njoftojë sot se do të garojë për president të vendit, me shpresë se do ta bashkojë Francën e lënë të ndarë midis presionit në rritje nga popullistët para zgjedhjeve presidenciale të majit dhe prillit vitin e ardhshëm.

Zyra e Valls ka thënë se ai do të dalë me një njoftim të paspecifikuar sot pasdite në rrethinën e Parisit, Evry, transmeton Express.

Zëdhënësi i qeverisë, Stephane Le Foll, ka thënë se ai e ka marrë vesh sot në mëngjes se Valls pritet ta shpallë kandidaturën sot pasdite.

Ndërkohë, presidenti aktual Francois Hollande, i cili është tejet i padëshiruar në vend, ka vendosur që të mos rikandidojë për president.

Valls mund ta lërë qeverinë për t’u fokusuar në fushatë parazgjedhore./Express/