Kryeministri Albin Kurti vaksinohet kundër COVID-19

E publikuar: 29/03/2021 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka marrë vaksinën anti-Covid, pas arritjes së kontingjentit të parë të dozave nga AstraZeneca. Vaksinimi i Kurtit në sallën “1 Tetori”, ka ndodhur një ditë para fillimit të vaksinimit të personelit shëndetësor dhe personave të moshës mbi 80 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se të martën do nisë vaksinimi i personelit shëndetësorë në Klinikën Infektive, ndërsa të enjten dhe të premten edhe në komuna.Kontingjenti i parë i dozave të vaksinës anti-covid prej 24 mijë doza ka arritur të dielën në mbrëmje në Kosovë