“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së protestojnë kundër Kurtit

E publikuar: 23/01/2023 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur protestën ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq, raporton Ekonomia Online.

Me pankarta në duar e me thirrje UÇK, protestuesit janë ofruar përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.