Kryediplomati kroat sot takohet me Kurtin dhe Gërvallën

E publikuar: 09/05/2023 07:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman do të qëndrojë sot, për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla.