Kriza bartet në shtator

E publikuar: 26/08/2017 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kriza politike nuk do ta shohë fundin këtë muaj. Në shtator do të bartet ajo, ngaqë zhbllokimi i procesit të konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme nacionale nuk do të ndodhë para dy javësh, megjithëse të premten i është dhënë shtytje një tentative të LVV-së dhe LDK-së për t’i bashkuar forcat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burime ndërkombëtare të gazetës kanë thënë të ketë një datë orientuese se kur mund të thirret vazhdimi i seancës themeltare, e cila ka nisur më 3 gusht. E kanë përmendur 7 shtatorin.