Krasniqi: Vendim populist për ta blerë paqen sociale, nuk e zgjidh problemin themelor të cilësisë së studimeve

17.09.2021 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Krasniqi: Vendim populist për ta blerë paqen sociale, nuk e zgjidh problemin themelor të cilësisë së studimeve

Profesori universitar dhe publicisti Milazim Krasniqi ka komentuar vendimin e Qeverisë që nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik, në nivelet Bachelor dhe Master të jetë pa pagesë, shkraun Infosot.com

Krasniqi në një prononcim për Infosot.com, deklaron se një temë e tillë ëshë prekur 19 vite më parë. Madje, lirimi nga pagesa për nivelin bachelor, thekson se ka ndodhur gjatë kohës së qeverisë Thaci.

Ndërsa thekson se gjatë këtyre viteve janë bërë kalkulime dhe improvizime të cilat nuk kanë rezultuar si zgjidhje e problemit.

“Këto janë diskutime dhe dilema të vjetra publike e vecmas në Universitetin e Prishtinës. E mbaj mend që në vitin 2002 ka qenë një diskutim në lidhje me tarifat e studentëve dhe ka pas propozime që ato të rriteshin por nuk janë rritë sepse ka pas kërcënime nga ogranizata studentore me protesta, pastaj kur ka ardh qeveria Thaci, ai i ka ulë tarifat dhe me sa di unë ka vite që viti i parë në nivelin bachelor nuk paguajnë fare pra është falas tash e disa vjet ndërsa viti i dytë dhe i tretë i paguajnë nga 50 euro semestri. Me një fjalë janë bërë kalkulime dhe improvizime të ndryshme por nuk është gjetur një zgjidhje e duhur e cila as nuk do t’i ngarkonte shumë studentët por as s’do ta ngarkonte buxhetin e qeverisë për t’i mbajtur universitetet publike dhe nuk do ta bënte këtë gjendje që kanë universitetet pubike që kanë buxhet të mangët kanë buxhet të pakët dhe nuk kanë mundësi që t’i financojnë hulumtimet“ tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi vendimin e marrë nga Qeveria Kurti e quan “vendim populist” që nuk e zgjidh problemin e cilësisë së studimeve në universitete publike. Ai druan se me këtë vendim, do të varfërohet edhe më shumë buxheti i shtetit dhe i universiteteve publike i cili edhe ashtu, sipas tij, është i pakët.

“Prandaj, në këtë aspekt besoj se vendimi i fundit për studime falas është një vendim populist për ta blerë paqen sociale por kjo nuk e zgjidh problemin themelor të efikasitetit përkatësisht të cilësisë së studimeve. Për këtë aspekt unë besoj se zgjidhja do të ishte ndryshe fjala bjen që studentët që janë të familjeve të skemave sociale të liroheshin nga pagesat por jo të gjithë studentët sepse buxheti edhe ashtu është i varfër dhe varfërohet edhe më shumë dhe në këtë mënyrë bjen edhe cilësia në studime. Pra, prej vitit 2002 e këndej këto diskutime ekzistojnë, nuk është gjetur kurrë konsensus ndërmjet qeverisë-rektoratit-studentëve por në të vërtetë ka munguar një diskutim në këto nivele i sinqertë dhe që do të vendoste në rend të parë interesin strategjik të vendit ndërsa interesi strategjik i vendit është cilësia në studime, jomasoviteti i studimeve, jo studimet gratis që prodhojne kuadra që pastaj nuk janë konkurues në tregun e punës. Pra, kjo nuk e zgjedh apsolutisht dilemën e universiteteve publike në këtë rast, nuk e zgjidh cështjen e cilësisë por është vetëm një vendim populist i cili mundet te një pjesë e qytetarëve me u pëlqy por të gjithë ata që e dijnë se sa kushtojnë studimet në vendet e tjera evropiane dhe amerikane e kanë të qartë që askund në botë, universitete cilësore nuk ka“, përfundon Krasniqi./Infosot.com/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje

KMLDNj: Kosova mbetet kampion i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira

KMLDNj: Kosova mbetet kampion i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira

Vdes ish-Sekretari i Shtetit, Colin Powell

Vdes ish-Sekretari i Shtetit, Colin Powell

Vetëm një rast me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Vetëm një rast me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ish-ministrja ankohet se ka persona që paguhen pa shkuar në punë

Ish-ministrja ankohet se ka persona që paguhen pa shkuar në punë

Përfundon numërimi i të gjitha votave në 33 komuna, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi i të gjitha votave në 33 komuna, këto janë rezultatet

Kurti i kënaqur me balotazhe: Vitia e qeveris Prishtinën, Bahtirin s’e përkrahëm mjaftueshëm

Kurti i kënaqur me balotazhe: Vitia e qeveris Prishtinën, Bahtirin s’e përkrahëm mjaftueshëm

Meta takon ministren Gërvalla: Të heqim çdo pengesë mes dy vendeve

Meta takon ministren Gërvalla: Të heqim çdo pengesë mes dy vendeve

Lutfi Haziri: Rikthim i madh i LDK-së, Gjilanin e fitoj pas balotazhit

Lutfi Haziri: Rikthim i madh i LDK-së, Gjilanin e fitoj pas balotazhit