Krasniqi: Qeveria do ta mbështesë secili vendim të kryetarit Atiq

E publikuar: 19/05/2023 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u ka uruar punë të mbarë kryetarit të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe nënkryetares Katarina Axhançiq, pas betimit të tyre.

Krasniqi ka thënë se Qeveria do ta mbështesë çdo veprim dhe vendim të kryetarit të ri të kësaj komune.

“Si Qeveri do të jemi në mbështetje të tyre sikurse secilës komunë tjetër në Republikën e Kosovës në implemetimin e mandatit të tyre kushtetues”.

“Shumë e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime adekuate, cilësore dhe të kenë komunën dhe kryetarin e nënkryetarin afër tyre. Secili veprim dhe vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror. Si Qeveri si Ministri jemi në mbështetje të të gjithë kryetarëve”, tha Krasniqi.

Kryetari Erden Atiq, i fitoi zgjedhjet e 23 prillit, me partinë Lëvizja Vetëvendosje, ku i fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave të përgjithshme.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.