Krasniqi për zv.kryeministrin Bislimi: Besniku është zgjuar edhe kur flen, por është fjetur kur është i zgjuar

E publikuar: 09/04/2023 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“As kur është vonë, nuk është mjaftueshëm vonë”, ka thënë profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, duke i thënë se ai është fjetur kur është i zgjuar.

“Besniku Bislimi është zgjuar edhe kur flen, por është fjetur kur është i zgjuar”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka ironizuar me Bislimin duke thënë se “kur shkon qerrja para kalit, kali nuk është në qendër të qerres”.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të profesorit të Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqit.

Asociacioni nuk do të formohet më ndonjëherë, pasi të formohet një herë.

Besniku është zgjuet edhe kur flen, por është fjetur kur është zgjuet.

Kur shkon qerrja para kalit, kali nuk është në qendër të qerres.

As kur është vonë, nuk është mjaftueshëm vonë.

Kur lëvizim përpara, nuk ecim nga prapa. (Anonimi i Ohrit).