Krasniqi për senatorët amerikanë që vizituan Kosovën: Është qetësuese të dëgjosh mesazhe mbështetëse për vendin

E publikuar: 23/05/2023 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar për takimin që të hënën e ka pasur me dy senatorët amerikanë të cilët vizituan Kosovën, Chris Murphy dhe Senator Gary Peters.

Ai tha se është qetësuese kur dëgjon nga senatorët amerikanë mesazhe mbështetëse për Kosovën.

”Është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë vendin tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi në Tëitter, të martën.

Chris Murphy dhe Senator Gary Peters janë takuar edhe me krerët institucionalë të Kosovës.

Ndër pikat kryesore të diskutimit ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi.