Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

21.06.2022 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se gjatë vizitës ka folur në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për energjinë, mbledhjen e tetë të të dy qeverive dhe vizitën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca në Hagë.

I pari i PDK-së, kritikoi kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës e Serbisë në lidhje me faturimin e energjisë në veri, ku tha se se Kurti po e kupton që proceset politike nga e kaluara kanë qenë në dobi të qytetarëve.

“E shoh edhe si lajm i mirë edhe si lajm i keq. Lajm i mirë është se përfundimisht kryeministri i Kosovës bashkë me këtë qeveri po e kuptojnë që ato që i kemi bërë në të kaluarën janë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Dhe e shoh si lajm të keq se kundërshtimi i tyre dhe pasiguria e tyre politike e kanë zvarritur procesin 7 vjet. Kjo është marrëveshje që e kemi diskutuar prej vitit 2015 kur e kemi nënshkruar dhe kur është miratuar dhe konsideroj që zbatimi i saj do të mundësoj integrimin e plotë të sistemit energjetik duke përfshirë edhe faturimin e drejtë. Shpresoj që detajet t’i japë qeveria dhe jo ne”, është shprehur Krasniqi.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës po trajtohen të pabarabartë, teksa shtoi se është e padrejtë që të ngritën shpresat dhe të mos merren vendime.

“Çështja e vizave është nga çështjet që unë mendoj se secili zyrtar i BE duhet të jetë i turpëruar në raport me Kosovën. Kjo është një temë që zhagitemi në korridoret e Brukselit më shumë se një dekadë. Dhe gjithmonë ekziston një arsyetim për ta penguar të drejtën e qytetarëve për të udhëtuar lirshëm në Zonën e Shengenit. Ka trajtim të pabarabartë në raport me Kosovën dhe është konsistent në asnjë agjendë nuk ka qenë e paraparë një gjë e tillë. Besoj se i takon qeverisë të jetë më e angazhuar në këtë agjendë”, tha ai, përcjell Klankosova.tv

Kurse, për mbledhjen e të dy qeverive, i pari i PDK-së tha se raportet politike mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë kurrë nuk kanë qenë më të zbehta.

“Ne kemi bashkëpunim me Shqipërinë dhe mendoj se mbledhjet e qeverive janë momentume të rëndësishme për të finalizuar bashkëpunimin mes dy vendeve, i cili fatkeqësisht në kuptimin e raporteve politike kurrë nuk ka qenë më i zbehtë, andaj pres nënshkrimin e marrëveshjeve përkundër faktit që janë marrëveshje të ricikluara”, është shprehur Krasniqi.

I pari i PDK-së ka komentuar edhe vizitën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, tek krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai tha se kjo gjykatë është ndryshe prej asaj për të cilën kuvendi ka votuar, teksa kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që t’i adresoj shqetësimet për të drejtat e njeriut.

“Kuvendi i Kosovës e ka themeluar Gjykatën Speciale e cila është votuar për diçka tjetër dhe tash po na del për diçka më ndryshe, sepse burimi i asaj ka qenë raporti i Dick Martyt, e sot ky raport nuk është në asnjë pikë të aktakuzës. Shqetësimet për të drejtat e njeriut janë evidente dhe unë besoj që duhet të adresohen edhe nga Ministrja e Drejtësisë edhe nga Kuvendi i Kosovës”, shtoi Krasniqi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së