Krasniqi për liberalizimin e vizave: Edhe pse vendim shumë i vonuar, i mirëseardhur dhe i merituar

E publikuar: 18/04/2023 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët lidhur me vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se ku vendim edhe pse shumë i vonuar është i mirëseardhur dhe i merituar.

“Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është më se i merituar e i mirëseardhur.

Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë”, shkruan Krasniqi.

Parlamenti Evropian i tha sot po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.

Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.