Krasniqi për deputetët e LVV-së:Ata kanë nga 2 banesa në Marigona Hill, ne jetojmë me qira

E publikuar: 28/06/2021 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar nëpërmjet ‘Facebookut’ pas deklarimit të pasurisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka ‘thumbuar’ deputetët e LVV-së, duke i cilësuar mashtrues dhe mosbesues te barazia.

Postimi i plotë i Krasniqit:

– Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare!
– Ata kanë nga 2 banesa në Marigona Hill, ne jetojmë me qira!
– Ata kanë shtëpia në Norvegji dhe 500m2 banesë në Kosovë, ne ende jetojmë në 60m2!
– Ata kanë truproja, ne jemi aktivistë e aktiviste!
-Ata janë mashtrues dhe nuk besojnë te barazia.