Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

E publikuar: 18/10/2021 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar fitoren e kandidatit të tyre në komunën e Ferizajit, Agim Aliu.

Krasniqi ka theksuar se Aliu është modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.

Postimi i plotë:

Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye.

Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.

Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim. Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë Kryetar Aliu!