Krasniqi në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës

E publikuar: 29/06/2020 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, ku temë diskutimi ishte vazhdimi i mbështetjes së kësaj veprimtarie në Kosovë, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Ministri Krasniqi e vlerësoi si shumë të suksesshme industrinë e drurit në Kosovë dhe theksoi faktin se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi ka përkrahur këtë sektor me grante në rritjen e punësimit, blerjen e makinerive të reja dhe pjesëmarrjen nëpër panaire, thuhet tutje në këtë njoftim.

Në këtë takim ministri tha se do ta vazhdojë politikën e mbështetjes së bizneseve për të rritur eksportin dhe fuqizimin edhe më tutje të kësaj veprimtarie.

Në takim u fol edhe për masat që i ka marrë Qeveria e Kosovës për t’i mbështetur bizneset që janë prekur nga pandemia COVID-19, thuhet në njoftimin e MTI-së.