Krasniqi: Limaj s’kërkon të kthehet në PDK, e as ne ta kthejmë atë

E publikuar: 25/01/2023 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se askush nuk ka kërkuar që Fatmir Limaj të kthehet në PDK.

Krasniqi i ftuar në televizionin T7, ishte i prerë në përgjigjen e tij kur u pyet se a do të kthehet Limaj në PDK.

Ai tha se kjo nuk është diskutuar fare, pasi nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Tutje, i pari i PDK-së shtoi se as Fatmir Limaj nuk ka kërkuar të kthehet në PDK, dhe as PDK-ja nuk ka kërkuar të kthehet Limaj.

“Kjo s’është temë fare, për të trajtuar diçka të tillë së pari duhet të ketë kërkesë. As nuk kërkon zotëri Fatmir Limaj të kthehet në PDK, e as PDK-ja ta kthejë Limajn”.

“Kjo është e vërteta e shkurtër dhe e thjeshtë. Nuk është temë që është diskutuar sepse nuk është as kërkesë e askujt. Tjetër është që dikush mundet të ketë interesa të caktuara, dikush tjetër mund të ketë përshtypje të caktuara”, shtoi Krasniqi.