Krasniqi i kundërpërgjigjet Veselit: Ka kaluar koha kur i kishit dyert e hapura në fshatrat e Drenasit

E publikuar: 15/12/2016 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, iu është kundërpërgjigjur akuzave të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke i thënë se akuzat mbi baza personale janë të kota sepse ka kaluar koha kur PDK-ja i kishte dyert e hapura në fshatrat e Drenasit e posaçërisht të fshatit të tij Negrovc.

Krasniqi ka thënë për Indeksonline se Kadri Veseli se po të kishte fare pak njerëzi, nuk do t’mi çonin porosit nga fshati im i lindjes.

“Sa për ftesën që ma çuat nga Negroci, Kadri po te them, nuk e formuam NISMËN për te fituar ne, por për te fituar demokracia në Kosovë, Drenicë e Drenas, mbase edhe në Negroc, në fshatin tim të lindjes! Aty ku ju e kërkoni fitoren më me ngulm! Dhe ju te “urtët” e dini pse e bëni ketë! E bëni për të thënë nesër, në mediet e portalet tuja te shpifura e të blera: Jakupin nuk e donë as fshati i vet?! A kush do të duhej ta dinte më mirë se ju, ku i kishit dyert e hapura në vitet e vështira në fshatin Negroc dhe jo vetëm aty? Po të kishit fare pak njerëzi, nuk do t’mi çonit porosit nga aty”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se para zgjedhjeve te vitit 2010 u kishe kërkuar Kadri Veselit dhe të tjerëve që ta ruajnë PDK-në, ku si përgjigje në atë kohë nga Veseli kishe që gjithsecili duhet ti shkoj interesat e veta.

“Pse heshtet deri tani? Kur ju kërkoja te “Ariu” (para zgjedhjeve te vitit 2010) që ta ruajmë partinë, që më vonë e more. Me patet thënë: “Kam vendosur që t’i shikoj interesat e mia, secili le t’i shikon interesat e veta”. Aty e kam ndërprerë bisedën. Nuk me kujtohet që kemi biseduar ballë për ballë më për ketë çështje ndonjëherë tjetër. Ndërsa, nëse keni mbetur për votat e Negrocit, banja si t’ja bëni, e merrni disi?! Nuk ka rëndësi sesi i merrni votat ju atje! Ketë gjithkush e dinë ne Republikën tonë! Mbase e dinë edhe Brukseli e Uashingtoni që shpesh thirreni e a thirreni për interesin e vendit, kjo është çështje tjetër!

Bashkëfshatarë te mi, sa i përket anës sime, jeni krejtësisht të lirë që të votoni për kandidatin që i besoni se e meriton votën tuaj! Zgjedhja duhet të jetë krejt e juaja. Por edhe ju “demokratët” e përbetuar, leni të lirë qytetarët e Drenasit që të votojnë sipas besimit te tyre të lirë, pa presion, pa joshje me vende pune që nuk janë askund e as me frikën për humbje të punës. Ju ata njerëz nuk i paguani me parat tuja. Buxheti është edhe i yni sa është edhe i juaj. Mos e shkelni dinjitetin e njerëzve deri në ketë derexhe! Boll ma!”, ka thënë Krasniqi. /Indeksonline/