Krasniqi: Koalicioni me PDK-në u bë kundër vullnetit të plotë të Nismës

E publikuar: 20/09/2017 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni me PDK-në nuk ishte i dëshiruar për ish kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi dhe një pjesë të Nismës për Kosovën.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se koalicioni LAA u bë për shkak të krijimit të PAN-it.

“Ishte para zgjedhjeve një moment i cili ndoshta e nxiti një koalicion të tillë, ishte koalicioni i LDK-së me këto partitë e vogla, i cili e nxiti këtë koalicionin e madh. Ai moment i ka dhënë një orientim jo të mirë politikës në Kosovë. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës me rujt frymën e bashkëpunimit partitë opozitare, LVV, AAK e Nismës. Por nuk ekzistoj të partitë më të mëdha se Nisma. Ata janë ndalur më shumë te pozitat e larta dhe nuk ke ajo gatishmëri. Në ndërkohë e bëmë koalicionin me AAK-në, duke qenë të bindur se do të ketë frymë tjetër komunikimi prej Vetëvendosjes… Sa për neve, ne nuk do të shkonim kurrë, por ishin në koalicion me Aleancën dhe ishin momentet e fundit. Oferta që i erdhi Aleancës dhe kryemin istrit të tashëm, Ramushit, që ata do të pranojnë ta kenë mandatar për kryeministër atë, bën që Ramushi mos të mund t’i refuzoj”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se si subjekt kanë dalur para një akti të kryer.

“Diku rreth orës 10, bisedimet fillimisht i ka bërë kryetari i partisë, pasi që janë bërë ato takime jam njoftuar unë. Jemi takuar dhe kemi biseduar dhe po them që nuk ka qenë as një vendim i lehtë, e as i shpejtë”, ka thënë Krasniqi.

“Si subjekt kemi dal para një akti të kryer. Për neve nuk kishte më kohë që të dalim vetë si parti politike”.