Krasniqi: Këta e kishin qitë prej pune edhe Adem Jasharin

E publikuar: 15/07/2022 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frashër Krasniqi, ish deputet i Vetëvendosjes, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se kjo qeveria më anti-UÇK që njeh historia e vonë e Kosovës.

Krasniqi, tani anëtar i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se Qeveria Kurti ka larguar nga puna vëllain e Ilaz Kodrës, Fadil Kodra.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se ai është i bindur se, po të ishte gjallë Adem Jashari, sipas tij, kjo qeveri do ta largonte edhe atë nga puna.

“Sot ministri i Punëve të brendshëm të qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla, e ka shkarku nga detyra Fadil Kodrën. Për juve që nuk e dini, Fadil Kodra është vëllai i dëshmorit Ilaz Kodra. Dhe është një prej bashkëpunëtorëve të afërt, bashkëluftëtarëve të afërt të Adem Jasharit. Nuk e ka hiç larg që e njëjta qeveri e ka qitë prej pune gruan e Ilaz Kodrës, gruan e dëshmorit Ilaz Kodra. Dhe është pikërisht Ministri Xhelal Sveçla, që në fillim të mandatit të vetë ia çojke policinë invalidëve të UÇK-së, që e ngrehshin zhag invalidin dhe dilke Xhelal Sveçla e mbrojke policinë. Dhe është bash qekjo qeveri që ka ministra të cilët i krahasojnë ushtarët e UÇK-së me merencarë. Që ka ministra të cilët kanë dorëzu dosje në Gjykatë Speciale për komandantet e UÇK-së”, ka thënë ai.

“Dhe është qekjo qeveria që po don me i lanë veteranët e UÇK-së nën pagë minimale. E le të del dikush e le të thotë që nuk është tu bë qeveria Kurti luftë speciale ndaj UÇK-së. Po e them me përgjegjësi të plotë, sot të ish kanë gjallë Adem Jashari e kishin qitë prej pune. E madje-madje, bon vaki kishin çu dosje për të në Gjykatë, madje bon vaki ish kanë sot në burg. Sepse e kemi në krye qeverinë me anti-UÇK që e ka njoftë naj herë historia e vonë e Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi.