
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas rinumërimit të votave për kandidatët për deputet të kësaj partie në komunën e Vushtrrisë.
Në një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se ka pësuar dëmtime personale si pjesë e këtij procesi, derisa shtoi se reagimi i saj për parregullsi ka nisur më 16 shkurt kur ankesën e dorëzoi në PZAP.Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur ankesën për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem”.
Tutje, ajo ka insistuar se bashkëpartiaku i saj, Xhafer Tahiri manipuloi me vota.
“Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre”.