Krasniqi godet koalicionin e LDK’së, i quan frikacakë

E publikuar: 29/05/2017 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, edhe pse nuk është kandidat për deputet, ai ka vazhduar të komentojë zgjedhjet, shpeshherë duke thumbuar koalicionin oponent të PDK-AAK-Nismës.
Krasniqi, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shkruar për fushatën zgjedhore që sipas tij, po nxjerr në pah frikacakët që ‘sillën si luanë’ brenda kombit të tyre.

“Nuk i duroj dot, njerizit që me armiqët e kombit të vet, bëhen si “pula të lagura”, ndërsa me pjestarët e kombit të vet sillen si “Luaj”?!”, ka shkruar ish-kryeparlamentari.

Ky është shkrimi i Krasniqit:

TRIMAT VDESIN VETËM NJË HERË, FRIKACAKËT VDESIN SHUMËHERË!

Në parim njerëzit nuk i urrej, çdo pushtet kriminal e banditesk që ka robëruar popullin tim, e urren çdo qelizë e trupit tim!

Nuk i urrej as njerëzit që nuk e kanë guximin të luftojnë për lirinë e tij, e të kombit të vet! Prej tyre me vjen keq që janë frikacak, e frikën e kanë si hije në shoqërim të përjetshëm!

Dallimi në mes trimit e frikacakut është se: trimi vdes vetëm njëherë, ndërsa frikacaku vdes shpeshherë!

Nuk i duroj dot, njerizit që me armiqët e kombit të vet, bëhen si “pula të lagura”, ndërsa me pjestarët e kombit të vet sillen si “Luaj”?!

Kjo kudo vrehet lehtas, e sidomos kjo vrehet lehtas në ditë fushatash zgjedhore! Si po zhvillohet kjo e fundit!

Njerëzit (zgjedhsitë) e kanë rastin të zgjedhim, trimat e urtë që vdesin vetëm një herë ose “trimat” zerzek që vdesin shpeshherë! Mbase vdesin përditë!

Për zgjedhjen që e bëjnë qytetarët duhet të kihet respekt!

Unë i preferoj trimat e jo frikacakët për qeverisjën e vendit tim!