
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në “Click” të RTV21 ka komentuar mbi refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, duke shpjeguar pasojat ligjore që mund të ndodhin si rezultat i këtij veprimi.
Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit në procedurat e drejtësisë dhe se si institucioni i drejtësisë mund të reagojë në raste të tilla.
“Fillimisht Prokuroria Speciale i ka dërguar ftesë, nëse ai e refuzon ftesën gjyqtari i procedurës paraprake e dërgon ftesën dëshmitarit dhe ia bënë me dije pasojat juridike në mos paraqitje në intervistim. Sahere që ta fton gjyqtari i procedurës paraprake dhe ai nuk paraqitet mund ta dënoj me 250 euro. Nëse ka dënime atëherë urdhërohet sjellja e tij me dhunë, kështu është e paraparë ligj. Nëse refuzon me dhënë dëshminë atëherë caktohet masa e paraburgimit 30 ditë”, tha Krasniqi./21Media