Krasniqi: Besoj se nuk do te ketë shtyrje të zgjedhjeve

E publikuar: 13/09/2021 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit që u zhvillua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe liderët e tjera partiak.

Me këtë rast, Krasniqi deklaroi se kanë shprehur para presidentes se shëndeti i qytetarëve është i rëndëisë së parë, por se karshi tyre është edhe shëndeti i demokracisë.

“Patëm një takim ku diskutuam për qëndrimet tona në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Unë thash edhe në takim që raporti profesional i IKSHP-së realisht konfirmon atë që po themi që një kohë të gjatë, që situata është keqësuar për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë dhe se të gjithë duhet të japim kontributin tonë për të përmirësuar gjendjen.Në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë jo vetëm fer, transparent dhe demokratik siç e kemi në raste të kaluara, por të ketë edhe shëndetin publik të qytetarëve si prioritet.Ne jemi të gatshëm jo vetëm të shkurtojmë maksimalisht fushatën, pro të pezullohet e tëra.Që të ketë respektim rigoroz të masave të vendosura nga Qeveria. Kërkova nga Qeveria që tu jep prioritet vaksinimit të të gjithë atyre që punojnë në organizimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të jenë të mbrojtur dhe të mos jenë rrezik të bartjes së infeksioneve.Kam kërkuar dhe kemi kërkuar në vazhdimësi përshpejtim të procesit të vaksinimit. Nëse do të ketë vaksinim deri në 20 mijë në ditë , me efikasitet që kemi parë deri tani e shpresoj mund të ndodhë dhe besoj te ky kapacitet besoj se arrijmë në një numër të domosdoshëm patëm apo jo zgjedhje”, tha ai.

Tutje Krasniqi deklaroi se beson se nuk do të ketë shtyrje të procesit zgjedhor, por që i takon presidentes që të konfirmojë këtë.

“Shëndeti i qytetarëve është prioritet por karshi qytetarëve është edhe shëndeti i demokracisë.
Kushtetuta e Kosovës është ajo që nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë me qëndrimin e presidencës e cila ka kërkuar konsensus në mes të gjithë akterëve të ftuar që do të vazhdojë deri në moment të fundit.Ne si PDK nuk e morëm një konfirmim apo gatishmëri të tillë nga ana e kryetarit të VV-së dhe kryeministrit, ndërsa sa i përket vendimit unë besoj se nuk do të ketë shtyrja të procesit zgjedhor, por i takon presidentes që të konfirmojë këtë besoj sot që do të ketë pas takimit me minoritetet.Nuk pat ndonjë propozim të saktë për ndonjë datë të caktuar, por besoj se edhe eksponentët nëse jo lideri i VV-së ishin në favor të shtyrjes së zgjedhjeve. Unë edhe dje pavarësisht prej kësaj kam takuar të gjithë kandidatët nga komunat dhe kam kërkuar që të respektojnë të gjitha masat që janë në fuqi.Shembull, dje kanë mundur të takojnë 30 njerëz në tubime të mbyllura, sot mund ti takojnë vetëm 20”, tha ai.