KQZ tregon afatet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 14 shkurtit

E publikuar: 31/01/2021 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se është duke i pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesvet ë subjekteve politike përfundon më 5 shkurt 2021, ndërsa afati për aplikim për akreditim të mediave përfundon më 9 shkurt 2021.

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve vendore përfundon më 5 shkurt 2021, afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare përfundon më 9 shkurt 2021.