KQZ: Të enjten dihet nëse do të ketë rinumërim të ndonjë vendvotimi

20.10.2021 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KQZ: Të enjten dihet nëse do të ketë rinumërim të ndonjë vendvotimi

Të enjten do të dihet nëse do të ketë nevojë të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi të Zgjedhjeve Lokale të cilat u mbajtën para tri ditësh, raporton Ekonomia Online.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën e rregullt nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ku ka njoftuar për aktivitetet që janë duke u zhvilluar në këtë qendër.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna në tri ndërrime, me qëllim të arritjes së afateve ligjore, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili duhet të mbahet 4 javë pas ditës së zgjedhjeve, pra më 14 nëntor. Të enjten, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga QNR-ja pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e çfarëdo natyre.

Pas rekomandimit nga QNR, KQZ-ja do të vendos nëse është e nevojshme të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi, me qëllim të satësimit të gjendjes brenda një kutie votimi”, tha Elezi.Ai tregoi se në këtë qendër është duke u bërë edhe snakimi i listës përfundimtare të votuesve, që sipas tij është i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krahasohen pjesëmarrësit në votim në vendvotimet e rregullta me personat që votuan me kusht.

Kjo procedurë, sipas KQZ-së, bën të mundur identifikimin e rasteve nëse një person ka votuar dy herë: në vendvotimin e rregullt, por edhe atë me kusht.

Elezi ka njoftuar edhe se ky institucion “me qëllim të rritjes së transparancës për procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve të cilët janë plotësuar në vendvotime, më 17 tetor, pas numërimit të fletëvotimeve.“Si procedurë, këta formularë, skanohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqen e KQZ-së.

Formularët e publikuar janë kopje e formularëve të plotësuar në vendvotime dhe çdo kandidat i interesuar mund t’i shfletojë për ta parë rezultatin që ka arritur në çdo vendvotim. Ky publikim është në proces e sipër dhe duhet ta sqarojmë se kjo nuk është një shpallje e rezultateve përfundimtare, por bëhet me qëllim të rritjes së transparencës në procesin zgjedhor dhe për t’i ndihmuar kandidatët që të shohin formularët përmes telefonit të tyre”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se KQZ-ja është në pritje të vendimmarrjes nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“KQZ-ja është në pritje të vendimmarrjes nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion. Siç e dini, afati ligjor për vendosjen lidhur me këto ankesa përfundon të enjten”, tha ai.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Deputetja Adriana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Deputetja Adriana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

Mutacioni i ri i COVID-19, reagon Von der Leyen: Bota është në një garë me kohën

Mutacioni i ri i COVID-19, reagon Von der Leyen: Bota është në një garë me kohën

Po e çon Bosnjën drejt konfliktit, Dodiku sfidon Perëndimin: Kam përkrahjen e Rusisë dhe Kinës

Po e çon Bosnjën drejt konfliktit, Dodiku sfidon Perëndimin: Kam përkrahjen e Rusisë dhe Kinës

Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

Vuçiq: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

Vuçiq: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

Arrestohet hajni që vodhi 70 euro në një lokal në Vushtrri

Arrestohet hajni që vodhi 70 euro në një lokal në Vushtrri

Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor

Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut  

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut  

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

Rastet e reja me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit