KQZ: Deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotimet, 33 prej tyre nga Vushtrria

E publikuar: 11/03/2025 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri sot në ora 16:00 ka përfunduar rinumërimi i 36 vendvotimeve nga 50 sosh pas vendimit të djeshëm të KQZ’së.

Kështu tha zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Sipas të dhënave, deri të martën në orën 16:00, janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave tjera janë rinumëruar 3 sosh”, tha ai.

Në mbledhjen e mbajtur dje, KQZ miratoi dy rekomandime të prezantuara nga anëtari i PDK’së aty, Arianit Elshani. Rekomandimi i parë ishte për rinumërimin e 15 vendvotimeve për shkak se ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit.

Ndërsa rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e votave në 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje të rezultateve të kandidatëve të LDK’së në komunën e Vushtrrisë.