KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 27,83 për qind e qytetarëve

E publikuar: 11/06/2017 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës, në ueb-faqen e saj zyrtare, ka publikuar shifrat e reja të pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje.

Sipas këtyre shifrave, del se deri në orën 15:00, në zgjedhjet e sotme parlamentare kanë marrë pjesë 27,83% e votuesve të regjistruar në listën përfundimtare, apo përkthyer në shifra, 426.108 qytetarë, raporton Koha.net.

Në orën 15:30 pritet konferenca e KQZ-së ku do të dalin edhe me informacionet më të reja për parregullsi të mundshme deri në këtë kohë.